Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, të cilët tashmë janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, arrestimet janë kryer në kuadër të zbatimit të planit operativ për ekzekutimin e urdhëresave gjyqësore.
Më 6 mars 2025, rreth orës 15:30, në Prizren është arrestuar T.K. (33 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës), i cili ishte i kërkuar për veprën penale “Posedim i narkotikëve”. Ai është dënuar me 1 vit e 15 ditë burgim.
Më 7 mars 2025, rreth orës 10:00, në Prizren është arrestuar B.Q. (45 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës), i kërkuar për veprat penale “Vjedhje” dhe “Vjedhje e rëndë”. Ai është dënuar me 1 vit e 5 muaj burgim.
Pas përfundimit të procedurave policore, të dy janë dërguar për ekzekutimin e dënimit sipas urdhëresave të gjykatës.
Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave gjyqësore për arrestimin e personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjeve të gjykatave./Reporteri.net/