Dy persona janë arrestuar sot në oborrin e një shtëpie në fshatin Sfaraqak të Vushtrrisë.
Në njoftimin e policisë thuhet se të dyshuarit ishin duke i vjedhur disa vegla pune.
“Arrestimi i dy personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjedhje ‘, ku nga oborri i një shtëpie në ndërtim e sipër kanë vjedhur elektromotor dhe vegla të ndryshme pune”.
“Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar sendet e vjedhura, të cilat më pas i janë kthyer pronarit që i përkisnin. Pas procedurave të interivistimit me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.