×
  • Lajme
  • Lajme / Pejë

    Aktakuzë ndaj dy policëve që i kërkuan 20 euro një qytetari për ta shpëtuar nga gjoba në trafik

    Reporteri
    21 Maj 2025 | 14:39

    Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër dy zyrtarëve policorë  për veprën penale “Marrje ryshfeti”.

    Të arrestuarit dyshohet se i kërkuan para një qytetari për të mos i shqiptuar gjobë.

    Sipas aktakuzës, dy të pandehurit A.Sh dhe S.K në cilësinë e zyrtarëve policorë nga Njësiti i Trafikut në Pejë, me dashje e me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme, me datë 20 prill 2025 në fshatin Poterq të komunës se Klinës, në atë mënyrë, derisa të pandehurit kanë qenë në pikë kontrolli, i pandehuri S.K ka ndaluar veturën Golf 8 për shkak të tejkalimit të shpejtësisë dhe shkelje të ligjit për kundërvajtje në trafik, ashtu që të pandehurit me qëllim që të mos i shqiptojnë gjobë të dëmtuarit i i kishin kërkuar që 20 euro e më shumë euro t’i dërgoj në pompën e derivateve në Pejë, ku dëshmitari i cili është punëtor i pompës se derivateve, me pas kartëmonedhën e parave ja kishte dhënë zyrtarit policor A.Sh.

    “Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtore dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë.
    Po ashtu, prokurori i shteti me rastin e ngritjes se aktakuzës , ka propozuar gjykatës që të pandehurve përveç denimt’ju shqiptohet edhe ndalimi i ushtrimit të profesionit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!