×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen dy të dyshuar për prostitucion

    Reporteri
    22 Dhjetor 2020 | 16:49

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Sektori Qendrorë i Hetimeve (DHTQNJ), pas hetimeve të zhvilluara të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, departamenti i përgjithshëm Prishtinë, sot ka realizuar një plan taktik, me ç ‘rast kanë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar, nën dyshimin se të njëjtat kanë kryer veprat penale si “ Mundësim ose detyrim në prostitucion neni 234 dhe Bashkëkryerja neni 31”.


    Sipas policisë, gjatë realizimit të planit policor në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 2 telefona mobil, 875 euro, 2 mijë dinar, 6.66gram substancë narkotike e dyshuar për mariuhane.

    Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarat ata janë dërguar në ndalim për 48 orë.

    Policia e Kosovës ka thënë se vazhdon të mbetet e përkushtuar në parandalimin e aktiviteteve të ndryshme kriminale si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!