×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Arrestohen dy të rinj në Prishtinë, dyshohen për disa vjedhje

    Reporteri
    06 Mars 2025 | 18:59

    Policia e Kosovës në Prishtinë ka arrestuar dy persona, D.G dhe L.Rr të cilët dyshohet se janë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve në disa zona të kryeqytetit.

    Sipas një njoftimi të Policisë, tek ta janë gjetur dy motoçikleta si dhe dy trotinetetë elektrik, të cilët dyshohet të jenë të vjedhur, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë:

    Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të kryeqytetit, ne një operacion të befasishëm që ndërmori  sot, ka arrestuar dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.

    Ndërmarrja e   veprime hetimore dhe veprime të tjera operative  të kryera nga njësiti i hetimeve të kryeqytetit, ka  rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve;

    D.G. 25 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, si dhe,

    1. Rr. 19 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës,

    për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në disa raste të vjedhjeve të ndodhura në zona të ndryshme të kryeqytetit.

    Operacioni është përcjellë edhe me gjetjen e dy motoçikletave si dhe dy trotineteve elektrik, të cilët dyshohet të jenë të vjedhur.

    Ndërkohë që janë kryer veprimet policore të fazës fillestare, në konsultim me prokurorin e shtetit  të dyshuarit janë proceduar më tej.

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!