Tri vajza kanë raportuar se janë sulmuar nga dy të tjera në një diskotekë në Prishtinë të premten.
Të dyshuarat kanë goditur policen derisa po tentonin të iknin. Megjithatë ato janë arrestuar.
Një prej të dyshuarave është e mitur.
“Tri viktima femra kosovare, kanë raportuar se derisa kanë qenë në diskotekë janë sulmuar fizikisht nga dy femra kosovare. Të dyshuarat duke tentuar t’i shmangen arrestimit me veturën e tyre kanë goditur zyrtaren policore, të njëjta janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, njëra prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuar tjetër – e mitur është liruar”, thuhet në raportin 24-orësht të Policisë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.