Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjilan ka arrestuar edhe tre persona tjerë të dyshuar për “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit” dhe “Mashtrim kompjuterik”, shkruan Reporteri.net.
Sipas njoftimit, të arrestuarit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme që kanë rezultuar me dëme materiale dhe përfitime të kundërligjshëm përmes metodave të lartcekura.
Të njëjtit janë ndaluar për 48 orë.
“Pas intervistimit nga ana e hetuesve policorë dhe në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit, ndaj tyre është lëshuar vendim për ndalim për 48 orë.
Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në identifikimin dhe ndëshkimin e të gjithë personave të përfshirë në veprimtari kriminale, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe mbrojtjes së integritetit financiar të qytetarëve dhe institucioneve”, thuhet në komunikatë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.