Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar edhe tre pjesëtarë të familjes Likaj, të dyshuar për vrasje në tentativë.
Bëhet fjalë për rastin që kishte ndodhur më 22 maj në Prizren. Policia gjatë ditës së djeshme kishte njoftuar po ashtu për arrestimin e një personi të përfshirë në këtë rast.
“Raport shtesë: VRASJE NË TENTATIVË
Prizren / 22.05.2024 – 19:26. Lidhur me rastin, më 28.05.2024 janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe të njëjtit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e sotëm të Policisë së Kosovës.
Gjatë ditës hënë. policia përmes një komunikate bëri të ditur se është në kërkim të gjashtë personave nga Prizreni. Ata po kërkohen për veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Lëndim I rëndë trupor”, :Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe” Pjesëmarrje në rrahje ” e cila ka ndodhë me 22.05.2024 në fshatin Krajk/Gjonaj të Prizrenit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.