×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen hajnat e stolive

    Reporteri
    17 Tetor 2020 | 21:08

    Ishte kohë pushimesh dhe atë e shfrytëzuan hajnat. Ata me 13 gusht e thyen një shtëpi në Isniq të Deçanit që është pronë e Tahir Balajt e që në atë kohë ishte bosh.


    Pronari që gjendej në biznesin e tij në Deçan mendon se keqbërësi gjatë kohës kur u krye vjedhja atë e kishte nën vëzhgim.

    Dyshimet për përcjellje u ngjallën edhe më shumë pasi hajnat kur kishin hyrë në shtëpi shkuan direkt tek vendet ku ndodheshin stolitë dhe paratë e gatshme.

    E vlera e dëmit sipas pronarit është rreth 10 mijë euro.

    Kjo shtyu pronarin që të instalojë edhe sisteme shtesë të sigurisë. Për këtë rast ishte njoftuar edhe policia e cila të premten pas dy muaj hetimesh i arrestoi katër të dyshuar për këtë rast.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!