Policia e Kosovës në Pejë, ka arrestuar katër persona pasi të njëjtit dyshohet se kanë bërë falsifikim të parave.
Policia njofton se me datën 23.01.2021 në dy pika këmbimore në rrugën ‘Eliot Engel’ nё Pejё, dy persona tё panjohur kanë këmbyer nga dymijë e pesëqind e (2,500) dollarë amerikanë, në valutën euro.
Menjëherë pas rastit, njësitet policore në Pejë kanë dalë në vendngjarje dhe pas hetimeve më datë 25.01.2021, kanë arritur tё identifikojnë dhe arrestojnë katër persona tё dyshuar si të përfshirë në rast: Z.K. i lindur në vitin 1982, H.K. i lindur në vitin 1988, E.K. i lindur në vitin 1988 E.K. i lindur në vitin 1984.
Policia njofton se te njëri nga tё dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar katërmijë e pesёdhjetё (4,050) euro.
Pas intervistimit nga hetuesit tё dyshuarve me vendim tё prokurorit tё shtetit iu ёshtё caktuar masa e ndalimit prej 48- orësh.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.