Dy persona janë arrestuar në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pasi kanë prezantuar teste të falsifikuara për COVID-19.
“Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 14:45, në aeroportin ‘Adem Jashari’, dy persona: B.K., viti i lindjes 1973, mashkull kosovar dhe bashkëshortja e tij T.O., viti i lindjes 1976, shtetase italiane, në tentim për të udhëtuar për në Verona (Itali), kanë prezantuar dy dokumente (teste për COVID), të cilat dyshoheshin se mund të ishin të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, pas pranimit të këtyre dy dokumenteve, policia ka filluar hetim lidhur me origjinalitetin e testeve.
“Është kontaktuar laboratori në emër të të cilit ishin lëshuar testet. Përgjigja nga laboratori ka qenë se nuk kanë lëshuar teste me ata numra rendor dhe për ata persona (B.K. dhe T.O.). Në fakt numri rendor përkon me emrin e një personi tjetër. Lidhur me rastin, policia ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe në konsultim më të, është iniciuar rasti karshi veprës penale ‘‘falsifikim i dokumenteve’ ndaj dy të dyshuarve të lartcekur”, thuhet nga PK.
Me aktvendim të prokurorit, dy të dyshuarit dërgon në mbajtje deri në 48 orë. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.