Gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovë, ka arrestuar dy persona për një vrasje që kishte ndodhur një vit më parë, përkatësisht më 4 gusht të vitit 2018 në Malishevë.
Në këtë rast të rënë kishte mbetur i vdekur një 57 vjeçar, i cili ishte gjetur pa shenja jete në veturën e tij në Lladrovc të Malishevës.
Për këtë krim Policia ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një fermër.
“Lidhur me rastin, janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër K-Shqiptare dhe të njëjtit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.