Dy persona janë arrestuar të martën, të dyshuar për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Kështu është bërë e ditur në raportit e sotëm të Policisë së Kosovës.
Sipas raportit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit kujdestar.
“Rr. Rexhep Luci, Prishtinë, 14.12.2021. Janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit dyshohet se nëpër rrjetet sociale e kanë kanosur gazetarin mashkull kosovar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.