Dy personat të cilët rrahën brutalisht një vajzë në Pejë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Online ‘Reporteri.net’, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë po ashtu se viktima është dërguar në spital pasi ka pësuar lëndime trupore, shkruan Reporteri.net.
“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha Gashi.
Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë.
Ndryshe në një video të publikuar shihen dy persona, një grua dhe një djalë teksa rrahin një vajzë në mes të rrugës.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.