Policia e Kosovës ka arrestuar pesë zyrtarë që dyshohen se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës zyrtare. F.A, F.R., R.SH., SH.K. dhe S.S., dyshohet se keqpërdorimin e kanë kryer gjatë implementimit të kontratës “Asfaltimi i rrugëve rurale në Komunën e Vitisë për LOT I dhe LOT”. F.A. dyshohet se ka nënshkruar urdhërblerjen në cilësinë e menaxherit të prokurorimit, duke nënshkruar blerjet për hedhjen e zhavorrit në dy rrugë të fshatit Pozheran, në vlerë prej 9.747 euro.
Tre të dyshuarit tjerë, me inicialet R.SH., SH.K., dhe S.S., për pranim teknik, kanë futur në procesverbal të pranimit teknik një person që nuk ka pasur njohuri për këtë tender.
Sipas dokumentacionit shihen se dy rrugë janë asfaltuar–kryer, paguar në vitin 2019, sipas dokumentacionit Zhavorri është hedhur në vitin 2020 në vlerë prej 9.747 euro (në rrugën e asfaltuar) dhe komisioni i ka pranuar këto rrugë të asfaltuara pa i vërejtur pozicionet e zhavorrit. Bazuar në analizë këto situacione janë fiktive”, thuhet në njoftimin policor.
Të dyshuarit janë intervistuar nga Policia e Kosovës në Gjilan, derisa F.A. dhe F.R., janë ndaluar për 48 orë, R.SH., SH.K. dhe S.S. janë liruar në procedurë të rregullt. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.