Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona lidhur me të shtënat me armë para një jave tek Spitali i të Verbërve në Pejë. Rasti po hetohet si tentim vrasje, shkruan Reporteri.net.
Në raportin 24 orësh, Policia ka bërë me dije se katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, derisa njëri është liruar në procedurë të rregulltë.
“VRASJE NË TENTATIVË – Pejë / 29.01.2025 – 14:01. Lidhur me rastin, pas hetimeve intensive më 04.02.2025 janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Rastin për Reporteri.net e kishte konfirmuar po atë ditë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai kishte thënë se një polic derisa ka qenë duke lëvizur në këtë pjesë të qytetit dhe ka hasur në disa gëzhoja ku ka pasur edhe njolla gjaku.
“Rreth orës 14:52 një zyrtar policor gjersa ka qenë duke lëvizur në rrugën “Bill Clinton” në afërsi të spitalit të të verbërve në Pejë ka hasur në disa gëzhoja dhe njolla të gjakut. Të gjitha njësitë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke kryer hetimet e nevojshme për të zbuluar se si ka ndodhur rasti”, ka thënë Gashi./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.