Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tetë të mitur janë arrestuar sot në Malishevë, pasi ishin përfshirë në një rrahje mes tyre.
Në këtë konflikt dyshohet se është përdorur edhe arma.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz.
Rasti është klasifikuar si “lëndim i rëndë trupor”.
“Malishevë 14.11.2024 – 14:05. Janë arrestuar tetë meshkuj kosovarë të mitur, pasi që ishin përfshirë në një rrahje në mes tyre. Dyshohet se është përdorur edhe armë zjarri, pasi që në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë dhe një predhë e pistoletës me gaz.
Të lënduarve i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.