×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre kosovarë në Sarandë, tentuan t’ua kalonin kufirin ilegalisht 26 migrantëve

    Reporteri
    19 Prill 2023 | 11:34

    Policia e Shqipërisë ka arrestuar në Sarandë tre shtetas të Kosovës.

    Ata dyshohet se tentuan t’ua kalonin ilegalisht kufirin 26 migrantëve. Synonin që t’i dërgonin ata nëpër vende të BE-së.

    Tre të dyshuarit ishin me tri automjete të ndryshme. Ata në këmbim të parave u premtuan 26 migrantëve të kalonin paligjshëm kufirin drejt shteteve të BE-së.

    “Shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura nga inteligjenca informative, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt pagesave, për të kaluar ilegalisht kufirin, drejt vendeve të BE-së, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Border”, si rezultat i të cilit nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, u arrestuan shtetasit: Sh. Sh., 25 vjeç, H. H., 22 vjeç dhe Sh. I., 47 vjeç, të tre banues në Kosovë. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës, teksa transportonin kundrejt fitimit, me 3 automjete të ndryshme, 26 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Automjetet e përdorura nga këta shtetas për këtë veprimtari kriminale, si dhe celularët e tyre, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim”, thuhet nga Policia e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!