Dy qytetarë dhe një zyrtar policor janë arrestuar pas një konflikti fizik që ndodhi të shtunën në mbrëmje në rrugën “Tranziti i Vjetër” në Prizren.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përmes një njoftimi zyrtar është njoftuar për rastin nga Policia e Kosovës në Prizren.
Sipas IPK-së, incidenti ka nisur me një përplasje verbale mes disa personave, e cila më pas ka eskaluar në dhunë fizike, duke rezultuar me disa të lënduar trupërisht.
Ndër të dyshuarit e përfshirë në përleshje është identifikuar edhe një zyrtar policor jashtë detyrës, i cili tashmë ishte i suspenduar në lidhje me një rast tjetër.
Të tre personat e arrestuar, dy civilë dhe polici i suspenduar janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Të dyshuarit po hetohen për veprën penale “Sulm”, sipas nenit 184 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Inspektorati Policor ka deklaruar se do të vazhdojë hetimet dhe se çdo përfshirje e mundshme e zyrtarëve të sigurisë në veprime penale do të trajtohet me “paanshmëri dhe profesionalizëm të plotë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.