×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre persona për prostitucion në Fushë Kosovë

    Reporteri
    03 Shkurt 2021 | 11:32

    Tre persona janë arrestuar të martën rreth orës 20:30 në Fushë Kosovë, nën dyshimin se të njëjtit në lokalin e tyre kanë ofruar shërbime seksuale me pagesë.


    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shkruan Reporteri.net.

    Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rastin shkon në procedurë të rregullt.

    “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjti në lokalin e tyre dyshohet se kanë ofruar shërbime seksuale me pagës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!