×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre persona për prostitucion, policia kontrollon lokalin e dyshuar në rrugën “Muharrem Fejza”

    Reporteri
    22 Dhjetor 2021 | 10:27

    Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Mundësim apo detyrim në prostitucion”, “Ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe “Bashkëkryerje”.

    Sipas njoftimit të policisë, pas një hetimi nga drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, më datën 21 dhjetor rreth orës 17:35, janë arrestuar një person i gjinisë mashkullore dhe dy persona të gjinisë femërore lidhur me veprat e lartëcekura.

    Njësitet kompetente të policisë kanë vazhduar realizimin e detyrave ku kanë kontrolluar lokalin i cili gjendej në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë si dhe janë konfiskuar si prova materiale, pajisje elektronike, katër telefona mobil.

    Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit iu është caktuar masa e ndalimi për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!