Policia e Kosovës ka arrestuar 3 persona në Prishtinë me dyshim për vjedhje të rëndë, shkruan Reporteri.net.
Këtë Policia e ka bërë të ditur përmes një njoftimi për media ku kanë treguar se menjëherë pas raportimit të rastit janë arrestuar persona me inicialet A.P., M.K., si dhe L.K., të cilët dyshohet, që me forcë të kenë depërtuar në brendinë e një lokali dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë të parave.
‘Dje rreth orës 03:00 nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, janë arrestuar tre person të dyshuar për vjedhje të rëndë të ndodhur, në një lokal në Hajvali. Reagimi dhe grumbullimi i shpejtë, i informacioneve në rrugë operative, ka mundësuar që menjëherë pas raportimit të rastit, të arrestohen personat e dyshuar: A. P, M.K. L. K, që në bashkëveprim me forcë të kenë depërtuar në brendinë e një lokali dhe nga aty kanë arritur të vjedhin një shumë të parave’, thuhet në njoftimin e policisë,shkruan Reporteri.net,
Policia njofton se hetuesit policor po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë, ndërkohë që personat e dyshuar pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.