Tre persona janë arrestuar te Manastiri i Deçanit. Arsyeja është se në targat e veturës së tyre ishte mbishkrimi “Kosova është Serbi”.
Gjatë një feste ortodokse sot në Manastirin e Deçanit, Policia e Kosovës ka hasur në një veturë të dyshuar me targa malazeze. Në targat e kësaj veture ishte mbishkrimi “Kosova është Serbi”, e policia pas një pune intensive ka arrestuar tre të dyshuar, që gjendeshin në automjet.
Rastin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Reporteri.net.
“Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.
Rasti është duke u hetuar dhe po cilësohet si “nxitje te urrejtjes”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.