Gjatë një inspektimi në qytetin e Lucernit, policia ka arrestuar tre punëtorë kosovarë të ndërtimit, pa leje pune. Atyre u është shqiptuar vendimi për dëbim nga Zvicra.
Policia e Lucernit ka bërë një kontroll në një kantier ndërtimi në qytetin Lucern të shtunën pasdite. Tre persona, të cilët po punonin në montimin e një skele, nuk ishin në gjendje të dëshmonin se kanë leje pune në Zvicër.
Këtë njoftim e ka dhënë zyra e prokurorit publik të Lucernit, të hënën, shkruan luzernerzeitung.ch.
Sipas njoftimit, njëri prej tyre madje kishte një vendim ndalimi të hyrjes në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Ky vendim i ishte shqiptuar po ashtu për faktin se ai më parë kishte punuar ilegalisht në Zvicër.
Personat e kapur janë 27, 28 dhe 32 vjeçarë dhe vijnë nga Kosova. Ata janë arrestuar në vendin e ngjarjes, përcjell albinfo.ch. Atyre u janë marrë 2480 franga gjobë në emër të depozitës.
Zyra për Migracion e Lucernit ka nxjerrë vendim për dëbimin e të tre personave dhe për ndalimin e hyrjes së tyre të sërishme në Zvicër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.