×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre sulmuesit e Valon Sylës

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 21:22
    Valon Syla, gazetar

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar për arrestimin e tre personave të cilët e kanë sulmuar Valon Sylën mbrëmë.

    Në një postim në Facebook ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për përkushtimin.

    “Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit.”, shkroi Sveçla, përcjell Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Dalin pamjet e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!