×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohen tre të dyshuar që ishin në kërkim për vrasje në tentativë në Prishtinë

    Reporteri
    11 Janar 2021 | 20:24

    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona që ishin shpallur në kërkim për vrasje në tentativë.


    Policia thotë se tre personat e arrestuar ishin shpallur në kërkim për rastin vrasje e mbetur në tentativë të ndodhur më datë 24.10.2020 në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

    Njoftimi i plotë: 

    Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim të identifikuar si të dyshuar të implikuar në ngjarje kriminale, drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme në funksion të detyrave të përcaktuara për të rritur parametrat e sigurisë.

    Në këtë vazhdë, sot në orët e pasdites janë arrestuar tre të dyshuar të cilët ishin shpallur në kërkim për rastin vrasje e mbetur në tentativë të ndodhur më datë 24.10.2020 në rrugën “Isa Boletini” në Prishtinë.

    Në këtë ngjarje lëndime të rënda trupore, nga mjete të mprehta kishin marrë dy viktima të cilët ishin trajtuar në QKUK.

    Të tre të dyshuarit;

     B. GJ, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

     A. GJ, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe

     E. T, mashkull 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,

    me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh për procedim të mëtejmë nën dyshimin për veprën vrasje në tentativë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!