Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre të dyshuar lidhur me një rast vjedhje që kishte ndodhur më 25 janar në rrugën “Marije Shllaku” në Mitrovicë, ku ishin vjedhur para.
Në njoftimin e Policisë thuhet se në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur gjysma e shumës së parave të vjedhura, shkruan Reporteri.net.
Të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.
“Me datën 28 janar 2024, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, si rezultat i hetimeve te zhvilluara kanë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “vjedhje e rëndë’.
Arrestimi i tre të dyshuarve të moshës se mitur, shtetas të Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se me datën 25 janar 2025, në rrugën Marije Shllaku ” në Mitrovicë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë” ku cak i kësaj vjedhje ishte një shtëpi nga ku kishin vjedhur një shumë të parave. Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur gjysma e shumes se parave të vjedhura. Ndërsa, pas intervistimit, tre të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.