Një zyrtar policor në Gjilan është arrestuar të martën, shkaku i dyshimeve për mospërfillje të urdhrave rreth pandemisë së koronavirusit, është bërë e ditur të mërkuren nga Inspektorati Policor i Kosovës.
IPK, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se nga policia e kishte marrë informatën rreth dyshimeve për këtë këtë zyrtar (me gradën e togerit), jashtë detyrës zyrtare, transmeton Reporteri.net.
“Pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me prokurorin kujdestar”, shkruan në njoftim.
Njoftimi ka bërë të ditur për arrestimin e këtij zyrtari, në dyshimin për veprën penale “Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”, kurse “me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra”.
“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, shkruan në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.