×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 16 vjeçari, vidhte kuleta e çanta nëpër lokale në Prishtinë

    Reporteri
    08 Gusht 2019 | 14:21

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për disa raste të vjedhjeve.


    Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, rastet kanë ndodhur në qytetin e Prishtinës, në lokacione dhe periudha të ndryshme kohore, kryesisht nëpër lokale (kafene), ku janë vjedhur çanta, portofola etj.

    Ndërsa, puna e hetuesve të stacionit policor Qendra, lidhur me rastet në fjalë, është finalizuar dje, dhe ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar, G. B. mashkull, 16 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës ( i dyshuar për njëmbëdhjetë vjedhje të raportuara deri tash ne stacionin Qendra në Prishtinë).

    Në koordinim më prokurorin kujdestar dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet në fjalë, ndërkohë që personit të dyshuar i është shqiptuar masa e paraburgimit për 30 ditë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!