×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 21-vjeçari që dhunoi seksualisht dhe e detyroi të abortojë të miturën në Gjilan

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 13:34

    14-vjeçarja nga Gjilani dyshohet se është keqpërdorur seksualisht dhe më pas është detyruar që të abortojë në javën e tretë të shtatzënisë, nga 21-vjeçari me iniciale Sh.J, me të cilën dyshohet se e mitura ka qenë në lidhje dashurie.


    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku e ka konfirmuar rastin.
    “Unë vetëm mund të konfirmoj se një person i dyshuar është ndaluar për këtë rast dhe se kemi bërë kërkesë që këto dy, tre ditë të kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore”, ka thënë Maloku për Gazetën Sinjali.

    Këtij portali i ka thënë një burim se e gjithë ngjarja filloi në një ditë dimri mes muajit janar dhe shkurt të këtij viti, në motelin “Casablanka”, që ndodhet në fshatin Livoq i poshtëm në Gjilan, ku e mitura dyshohet se u keqpërdor seksualisht nga 21-vjeçari, i cili dyshohet se e detyroi të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

    Si pasojë e këtij akti, e mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 13-vjeç, kishte ngelur shtatzënë, për çka në muajin mars, rreth tri javë e disa ditë shtatzëni.

    Ndërprerja e kundërligjshme e shtatzënisë dyshohet se është kryer në një klinikë private në Prishtinë, mjekët e të cilës kishin refuzuar që t’i jepnin të miturës fletëlëshimin për kryerjen e abortin.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet ndaj mjekëve të klinikës private në kryeqytet, të cilët dyshohet se në muajin mars kanë mundësuar abortin.

    E mitura ka raportuar se rasti kishte ndodhur gjatë muajve janar dhe shkurt, ndërkaq rastin në polici e ka paraqitur e shoqëruar nga nëna e saj.

    Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në raportin e 24 orëve të fundit.

    “Viktima femër e mitur në shoqërim me nënën e saj femër kosovare kanë raportuar se në muajt e cekur të këtij viti është dhunuar nga i dyshuari mashkull madhor kosovar”, bëhet ne ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!