×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 25-vjeçari i kërkuar në Shtime

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 17:28

    Policët e stacionit policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të një informacioni të pranuar, sot rreth orës 14:00 kanë arrestuar personin me inicialet S.R ( M/K), 25-vjeçar.

    Sipas njoftimit të Policisë, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, me dënim burgimi prej nëntë (9) muajve.

    Nga PK-ja kanë bërë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!