×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë

    Arrestohet 30-vjeçari i dyshuar për një grabitje të nëntorit të vitit të kaluar

    Reporteri
    18 Prill 2025 | 9:37

    Një person është arrestuar për një grabitje të ndodhur vitin e kaluar.

    Policia po e kërkonte të dyshuarin dhe pas hetimeve ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë 30-vjeçarin.

    B.J. dyshohet për një grabitje të ndodhur më 15 nëntor 2024 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

    “Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: B.J, (mashkull) 30 vjeç, shtetas Republikës së Kosovës. I dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!