×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 31-vjeçari i dyshuar për grabitje në një lokal në Prizren

    Reporteri
    27 Qershor 2021 | 8:17
    Ilustrim

    Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një 31 vjeçar, pasi i njëjti dyshohet për një rast të grabitjes në Prizren.


    I dyshuari të premten ka grabitur arkën e një lokali në Prizren dhe nga aty kishte marrë 250 euro.

    Sipas policisë i dyshuari ka dosje kriminale edhe në të kaluarën.

    Njoftimi i Policisë:

    Me datën 25 qershor  2021 rreth orës 22:15 min., ne rrugën “Ahemet Krasniqii” në Prizren, ka ndodhur një rast grabitje në lokalin T. shop R. ku sipas deklaratës së viktimës  dyshuari, ija kishte marr arkën e parave në të cilën kishte rreth 250 Euro dhe më pas ishte larguar. Viktima kishte filluar ndjekjen e të dyshuarit dhe në një distancë rreth 150 m larg vendit të ngjarjes i dyshuari e kishte nxjerr thikën duke i thënë viktimës që të mos ofrohet dhe më pas ishte larguar në drejtim të panjohur.

    Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, pas një pune intensive e ne bashkëpunim me qytetaret në bazë të informatave të mbledhura nga tereni, ka arritur që të identifikoj dhe të arrestoj te dyshuarin,  K P i datëlindjes 1990 për rastin e Vjedhjes Grabitqare, të ndodhur me datën 25.01.2021.

    I  dyshuari është  intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar veprën qe e ka kryer. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh, i njëjti dërgohet në Qendrën e Mbajtjes në Stacionin Policor në Prizren. I dyshuari ka dosje  kriminale edhe në të kaluarën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!