×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 48-vjeçari në Fushë Kosovë, kanosi dy persona

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 16:30

    Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Fushë Kosovë.


    Siç njofton policia, A.B, 41 vjeç, shtetas i Kosovës, dyshohet se me datë 8 dhjetor rreth orës 19:00, i kishte kanosur dy persona, të cilët e kishin denoncuar rastin në polici.
    Me urdhër të prokurori ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    “Sot nga hetuesit policor të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për një rast kanosjeje. Ngjarja ka ndodhur më datë 08.12.2020 rreth orës 19:00, me ç’ rast i dyshuari kishte kanosur dy persona të cilët kishin denoncuar rastin në polici. Mbështetur në informacionet e para policia kishte filluar hetimin përfshirë këtu edhe ndërmarrjen e një varg veprimesh policore, që rezultuan me identifikimin e personit të dyshuar përkundër shmangies së tij. Kësisoj i dyshuari; Ø A. B, mashkull, 41 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, u arrestua sot nga ana e policisë dhe i’ u shqiptua masa e arrestit policor”, ka thënë Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

    Borovci thotë se ndaj 41-vjeçarit është iniciuar rasti kanosje, dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh.

    Ndërkohë që hetuesit policor po punojnë për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të ngjarjes. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!