Është arrestuar 51 vjeçari i cili ka qëlluar për vdekje gruan e tij me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Llaushë të Skenderajt.
Siç bën të ditur Policia, pas intervistimit të dyshuarit i është caktuar edhe masa e ndalimit policor, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Lidhur me veprën penale është arrestuar i dyshuari, nga i njëjti është sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me tre fishek, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 6 gëzhoja”, thuhet në njoftimin e Policisë.
48 vjeçarja ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal në Mitrovicë, por që më vonë ka vdekur.
“Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.