×
  • Lajme
  • Lajme / Kaçanik

    Arrestohet 53-vjeçari që ishte në kërkim, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 3 vjet e gjashtë muaj burgim

    Reporteri
    16 Maj 2025 | 10:03

    Një person i kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj është arrestuar sot herët në mëngjes nga Policia e Kosovës në Kaçanik. Bëhet fjalë për 54-vjeçarin me inicialet A.I., i cili ishte në kërkim në bazë të një urdhërese gjyqësore.

    Sipas njoftimit të Policisë Rajonale të Ferizajt, arrestimi është bërë rreth orës 06:10 në fshatin Semaj të Kaçanikut, nga njësitë e stacionit policor lokal. I arrestuari ishte dënuar me tre vjet e gjashtë muaj burgim për veprën penale “lëndim i rëndë trupor”.

    Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, A.I. është dërguar për vuajtjen e dënimit të shqiptuar nga gjykata.

    Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e urdhëresave të organeve të drejtësisë dhe në forcimin e sundimit të ligjit në vend.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!