×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 57 vjeçari i dënuar me katër vite burgim

    Reporteri
    06 Prill 2023 | 11:17
    Policia e Kosovës ka arrestuar 57 vjeçarin e kërkuar për vuajtjen e dënimit me katër vite burgim.
    Sipas njoftimit të policisë, në një operacion të befasishëm që policia ka ndërmarr ditën e sotme në Makovc të Komunës së Prishtinës, ka arritur të arrestoj personin e kërkuar.
    “Në një operacion të befasishëm që policia ndërmori sot në fshatin Makovc të komunës së Prishtinës, arriti të arrestoj personin e kërkuar; ​​S. M, mashkull, 57 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë kishte nxjerrë urdhëresë për kapjen e tij, pasi që i njëjti ishte dënuar me katër vite burgim”, thuhet në njoftimin e policisw.
    I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!