×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 57 vjeçari nga Kosova në Shqipëri, i kërkuar nga UNMIK-u për vrasje në tentativë

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 10:47

    Një 57-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga Policia në pikën kufitare në Morinë.


    A.B, nga fshati Tërnavë ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), për “vrasje në tentativë në rrethana rënduese” dhe “mbajtja e armëve luftarake”.

    Sipas njoftimit nga Policia e Shtetit në Shqipëri, ai do të ekstradohet për veprime të mëtejshme.

    “Vihet në pranga me qëllim ekstradimi drejt Kosovës, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” “.

    “Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar: A.B, 57 vjeç, banues në Tërrnave, Kosovë”.

    “Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga UNMIK Kosovë, për veprat penale “Vrasje e ngelur në tentativë në rrethana rënduese” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës”.

    “Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Kosovës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!