Policia e Podgoricës ka arrestuar D. Gj. (77) nga Kosova, banues në Podgoricë, për shkak të dyshimit se ka tentuar të vrasë tre banorë të Podgoricës G.N. (54 vjeç), L.N. (30 vjeç) dhe D.N. (47 vjeç).
I njëjti është arrestuar në ditën e njëjtë ndërsa akuzohet për veprën penale të armëmbajtjes së paligjshme dhe mjeteve shpërthyese.
“Ai, siç dyshohet, dje rreth orës 08:50 në vendin e quajtur Bioçe, në ambientet e një firme ndërtimi, pas një përleshjeje të shkurtër verbale me viktimat duke përdorur armën e zjarrit – pushkë automatike – ka tentuar t’i privojë nga jeta tre personat, pasi siç dyshohet, ai ka shtënë disa herë në drejtim të tyre, dhe pas së cilit veprim, ai ka ikur në drejtim të panjohur”, është thënë në njoftimin e Policisë malazeze, raporton Koha.net.
Në këtë rast nuk pati të lënduar.
Policia, sipas njoftimit, gjatë arrestimit të të dyshuarit D.Gj., ka konfiskuar një pushkë automatike M70 (kallashnikov jugosllav) të kalibrit 7,62 mm dhe 107 fishekë të të njëjtit kalibër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.