×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet anëtari i LDK-së

    Reporteri
    21 Qershor 2021 | 17:24

    Një përleshje fizike mes dy personave ka ndodhur brenda një kafiterie në fshatin Blaç të komunës së Dragashit.


    Me këtë rast policia e ka arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast.

    Kjo është konfirmuar edhe nga raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës.

    “Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

    Klankosova.tv mëson se i dyshuari i cili është arrestuar është Vetim Ramadani, kryetar i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Dragash.

    I njëjti ka qenë edhe shef i protokollit të Driton Selmanajt, i cili ka mbajtur pozitën e zëvendëskryeministrit në Qeverinë Hoti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!