×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet djali i Rifat Jasharit, ish e dashura e raporton në polici për dhunë fizike

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 10:22

    Mesditën e së martës, policia ka arrestuar një person i cili është raportuar nga ish-e dashura e tij se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.


    Express duke u thirrur në burime brenda Policisë së Kosovës raporton se bëhet fjalë për Fazli Jasharin, djalin e Rifat Jasharit.

    Sipas kësaj medie, viktima A.E., ka deklaruar në polici se i dyshuari ka ushtruar vazhdimisht dhunë fizike ndaj saj.

    Gazeta Online “Reporteri.net”, ka pyetur në Policinë e Kosovës për këtë rast, me ç’rast kanë konfirmuar se një femër ka raportuar se është sulmuar nga një person, i cili është dërguar 48 orë në mbajtje.

    “Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:00, është raportuar për një rast, Lëndim trupor, që ka ndodhur në lagjen Emshir, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka nisë një hetim lidhur me rastin. Si pasojë e sulmit fizik, në këtë rast lëndime trupore ka pësuar një person (femër), dhe të njëjtës i është ofruar trajtimin i nevojshëm mjekësor”, thotë Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Reporteri.net.

    Ajo thotë se personi i dyshuar është arrestuar nga ana e policisë dhe i njëjti me rekomandimin e prokurorit të shtetit nështë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!