×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet drejtori i Infrastrukturës në komunën e Drenasit që drejtohet nga Ramiz Lladrovci

    Reporteri
    15 Tetor 2019 | 18:08

    Policia e Kosovës e ka arrestuar drejtorin e Infrastrukturës në komunën e Drenasit.


    Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media ku janë treguar edhe arsyet e arrestimit të tij, shkruan lajmi.net.

    “Policia e Kosovës me njësitë relevante për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit në rajonin e Prishtinës, me autorizim edhe të Prokurorisë kompetente, bazuar në informacionet e pranuara për keqperdorime të mundshme në komunën e Drenasit, pas hetimeve disa mujore ka ndermarr veprimet e nevojshme hetimore dhe ka rezultuar se, i dyshuari me iniciale (I.H) drejtor i Infrastrukturës në komunën e Drenasit, për interesa personale dhe të kompanisë së tij (kompani për ndertimin e objekteve banesore) ka keqperdorur pozitën apo autoritetin zyrtar”, thuhet në njoftim.

    Pas ndermarrjes së veprimeve hetimore të nevojshme, sigurimin e dëshmive, intervistimin e palëve dhe intervistimin e personit të dyshuar me iniciale të lartpërmendura (I.H), i njëjti është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kompetent dërgohet në mbajtje prej 48 orësh për procedura të mëtejme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!