×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet e dyshuara për prostitucion në lokale masazhi

    Reporteri
    07 Mars 2023 | 10:27

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është arrestuar të hënën në Prishtinë për mundësim apo detyrim në prostitucion dhe ofrim të lokaleve për prostitucion.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë e dyshuara është arrestuar në një lokal masazhi.

    Po ashtu, policia ka sekuestruar një telefon dhe 35 euro.

    “Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!