×
  • Lajme
  • Lajme / Raporti i policisë

    Arrestohet edhe i dyshuari i dytë për kanosjen e gjinekologut Afrim Veliu

    Reporteri
    04 Qershor 2025 | 10:33

    Është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar për kanosje ndaj gjinekologut Afrim Veliu në Prishtinë.

    Ai është arrestuar dje, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    “Më 03.06.2025 pas veprimeve hetimore lidhur me rastin është arrestuar edhe i dyshuari i dytë mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia.

    Gjinekologu Afrim Veliu u godit me një mjet metalik teksa po futej në veturë, në lagjen e tij në Ulpianë.

    Përpos sulmit, në ordinancën e Veliut të dielën, u dyshua për mjet shpërthyes.

    Për atë që kishte ndodhur kishte folur edhe vetë gjinekologu, i cili kishte deklaruar se sulmi nuk ndërlidhet me punën e tij dhe se nuk ka dyshim për ndonjë person apo për ndonjë çështje.

    “Nuk i di motivet, për besë. Po më duket e rastësishme më shumë. Mirë jam shumë, super”, kishte deklaruar Veliu.. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!