Autoritetet e policisë kufitare të Serbisë dyshohet se kanë arrestuar të mërkurën një 46 vjeçar nga Kosova.
Klan Kosova mëson se i njëjti ishte nisur për në Francë me një linjë autobusësh ku pas kalimit të pikës kufitare Dheu i Bardhë, njësitet policore kufitare serbe e kanë vë në pranga A.P nga Pozharani.
Burime të të afërta me familjen e 46 vjeçarit, kanë thënë se A.P është arrestuar për një vepër të vitit 2007, ”kur një i panjohur i ka dhënë atij copëza hekuri, të cilat do dilnin të jenë të këmbanës së një kishe”.
Sipas familjarëve për një vepër të tillë 46 vjeçari kishte përfunduar edhe një proces gjyqësor gjatë vitit 2007 por tani nuk kanë dijeni se si një vepër e tillë e A.P ka përfunduar në dosjet e Serbisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.