Policia e Kosovës ka arrestuar sonte një polic për rastin e kazinove në Karaçevë.
Burime të Gazetës Online “Reporteri.net” bëjnë të ditur se sonte është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, e që është një zyrtar policor.
Sipas burimeve të Reporterit ai po intervistohet në Stacionin e Policisë në Gjilan nga Policia dhe Inspektorati Policor i Kosovës.
Më datë 18 të këtij muaji, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës ndërmorën një aksion në Karaçevë, ku u shembën kazionat ilegale në këtë fshat, ndërsa u arrestuan dhjetëra persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë policor.
Kujtojmë se Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë, për 30 të dyshuar, të cilët janë ndaluar gjatë aksionit të realizuar në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës dhe rajone tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.