×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet gjilanasi me qëllim ekstradimi drejt Kanadasë, ishte në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”

    Reporteri
    09 Gusht 2021 | 15:12
    Fotografi ilustruese.

    Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, A.K., 21 vjeç, banues në Gjilan.


    Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga NCB Ottawa, Kanada, pasi Gjykata e Edmonton, Alberta, Kanada ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Vrasje e shkallës së dytë”.

    Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është burgim i përjetshëm.

    “Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kanadasë”, njofton Policia e Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!