×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet gruaja në Fushë Kosovë, ngacmoi seksualisht një burrë dhe më pas i vodhi para

    Reporteri
    17 Qershor 2022 | 10:01

    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua në Fushë Kosovë. Ajo dyshohet për ngacmim seksual ndaj një burri dhe se i ka vjedhur para.

    E njëjta është dërguar në mbajtje.

    “Fushë Kosovë 16.06.2022 – 15:43. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta ka ngacmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar. E dyshuara poashtu dyshohet se i ka vjedhur para viktimës. Me vendim të prokurorit e njëjta është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!