×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet gruaja që vodhi stoli në vlerë mbi 6 mijë euro në Prizren

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 8:23

    Më datën 27.06.2019, Stacioni Policor në Prizren, ka pranuar informatën lidhur me një rast vjedhje në lokacionin rr.”Wiliam Woker” në Prizren.


    Viktima në deklaratën e saj, thekson se e dyshuara e panjohur femër duke e mashtruar djalin e viktimës, ku i kishte kërkuar një gjilpërë në mënyrë që ta largonte nga aty, e më pastaj e njëjta ishte futur në dhomën tjetër dhe kishte vjedhur stoli ari në vlerë rreth 6250 euro.

    Pas një pune intensive hetimore, hetuesit policor kanë siguruar video regjistrimet e kamerave të sigurisë të objektit të banesës në fjalë, ku vërehet e dyshuara femër duke dalë nga hyrja “B”, me një kuti në dorë, ku dyshohen të kenë qenë stolitë e arit të të dëmtuarës në fjalë.

    Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se hetuesit policor duke vepruar menjëherë dhe në bashkëpunim të ngushtë me qytetarë kanë arrit të e identifikojnë dhe arrestojnë tani të dyshuarën M.K e lindur ne vitin 1990. Hetuesit policor janë duke punuar me intensitet të lartë në zbardhjen e disa rasteve tjera të kësaj natyre, të cilat dyshohen të jenë kryer nga e njëjta e dyshuar. Te gjitha veprimet e marra jane bëre në konsultim me Prokurorin kujdestar/Depratamenti i krimeve te përgjithshme në Prizren, i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin per 48 orë, ndaj të dyshuarës të lartëcekur, e cila është dërguar në Qendrën e ndalimit në Stacioni Policor Prizren

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!