×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet gurbetqari pasi sulmoi policët në Gjakovë

    Reporteri
    25 Korrik 2019 | 17:42

    Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjakovë për shkak se ka kanosur dhe sulmuar personat zyrtarë.


    Lajmin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj.

    “Rreth orës 15:10 në rrugën “Nënë Tereza” na Gjakovë, një patrullë e policisë ka ndaluar një veturë me targa të Zvicrës për shkak të një kundërvajtje. Ngasësi ka sulmuar dhe kanosur personin zyrtar të policisë dhe ai më pas është arrestuar”, ka deklaruar Podrimaj për Reporteri.net.

    Ajo ka pohuar se i dyshuari kishte ulur fëmijën në ulësen e përparme të veturës dhe pasi policia e kishte ndaluar ai ka dalë nga vetura dhe është konfrontuar me policinë.  /Reporteri.net/.

    https://www.youtube.com/watch?v=C0CKFMqYZiM

    Njëri nga policët është lënduar dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është duke u intervistuar.

    Prokurori ende nuk ka marrë një vendim për të.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!